Sulejman Rexhepi na ka nisur të lë amanete të budallakafta! Një rast me plotë amanete të Mulla Sulës ishte edhe mbledhja e Myftinisë me antarët e Mexhlisit të Xhematit (dhe disave që ishin prezent ndonëse nuk ishin as anëtarë të atij Mexhlisi), të cilëve ju tha se, nuk guxoni të lejoni që t’ju shkelë koha, e as t’ua presë kokën. Kohës gjithnjë duhet t’i dalim prpafa me shpatë, me plumba e me gjithçka që ta mundim, e tha Mulla Sula këtë margaritar prej abdalli

Shkuan: Shaban Krasniqi

 

Këtë amanet nuk ka filozof i kohës që mund ta zbërthejë! Ta vrasim kohën, porositë Sulejman Rexhepi dhe, jo ta jetojmë kohën! Por, ta vrasim! Jo të ecim në hap me kohën por, ta vrasim, nuk ka se ç’na duhet, sipas logjikës së Sulejman Rexhepit! Koha veçsa mund të na rrëmbejë me vete e të mos na lëjë t’i kënaqemi të mirave që kemi arritur t’i sigurojmë diku me vjedhje e diku me shantazhë, diku me mashtrime e diku me bisnes të paligjshëm!

Nuk dëshiron të jetë i realtë në raport me kohën! Ka frikë t’i kthehet kohës, prandaj i kthehet vetëm Myftinisë! Dhe, këtu nisë me tonelata lavdërime hiperbolistike, si fëmijët e vegjël kur tregojnë rrëfime për gjyshërit e tyre me fuqinë e trimave të Judbinës! Heeeej gjyshi im e pinte një bure me kafe…

Është thënë edhe më herët se Sulejman Rexhepi është i bindur se Bashkësia Fetare Islame fillon me të dhe duhet të përfundojë me të. Këtë më së miri e zbërtheu në takimin me anëtarët e Mexhlisit dhe të tjerë që kishin ardhur ekskluzivisht për ta hëngër një drekë “mufte”! Dy-tri fjalë të mira për stafin aktual të Myftinisë për të cilin, intimisht, ka të tjera mendime, ka dhënë të tjera deklarata por i tha dy fjalë të mira meqë Myftinia ia dhuroi një dekoratë. Tani më të gjithë e kanë kuptuar dekoratomaninë e tij! Më parë ishte që, vetëm rrihja pak shpinën, tuaja nja dy-tri fjalë të mira dhe, Mulla Sulën gjithmonë do ta keshë me vete. Ndërsa tani i ka rritur aksionet! Tani i ka sëmundje dekoratat ndërkohë që, tashmë e kanë kuptuar të gjithë dhe, për t’ia mbyllur gojë, apo për t’ia nxjerrë ndonjë lavdëratë mjafton t’ia japësh një “dekoratë”! A ka në botë që organet ta dekorojnë drejtoin, apo, udhëheqësin, apo kryetarin. Kjo i bie sikur një klasë shkollore t’i japë dekoratë një drejtori! Një sektor i një fabrike t’i japë dekoratë drejtorit! Klubi futbollistik i Rabotniçkit t’i japë dekoratë kryetarit të Lidhjes së Futbollit të Maqedonisë! Ja ke futë kot Sulo! Megjithatë, stafit aktual i duheshin dy-tri fjalë të mira, pas atyre akuzave se janë filiale e “udb”-së! Edhe atë, fjalët e mira i dolën Mulla Sulës vetëm pasi u mbështet në të keqen e kaluar, sepse i duhej për krahasim prej abdalli. Sulejman Rexhepi do të thotë bukfalisht: “Myftinia e Shkupit, me të gjitha subjektet që i ka është e ripërtërirë, dhe ajo funksionon, është e gjallë. Për arsye se (dëgjojeni ahmakun), unë jam themelues i Myftinisë dhe i këshillit të dikurshëm të Shkupit, i cili ka qenë pa konkurrëncë. Myftinia e Shkupit ka qenë rekord: si në rrogat e imamëve, si në mirëmbajtjen e jetës fetare islame, si në buxhet… rekord ka qenë… dhe asnjëherë nuk kemi ardhur në situatë që dikujt t’ia shtrijmë dorën…” Hajde rrenë hajde!

Kur paska punuar dhe kur e paska themeluar Këshillin dhe Myftininë e Shkupit, Sulejman Rexhepi paska qenë vetëm, nuk paska pasur njeri tjetër, paska punuar me potencialin e tij fizik e “intelektual” dhe, gjithnjë paska dalë rekord. Qenka munduar që të trajnojë edhe të tjerë, të mësojë, t’i ushtrojë por, të gjithë kanë qenë “gjytyryma” që nuk kanë kuptuar asgjë!

Sulejman Rexhepi shumë e ka për qejfi të thotë se Bashësia Islame në Maqedoni ekziston qe 527 vite! A thua, sa vite i ka Sula “si themelues” i Këshillit të kësaj Bashkësie?!

Sulejman Rexhepi ka jetuar, është zhvilluar dhe në BFI ka ardhur në kohën e Komunizmit marksist-leninist dhe, në këtë Institucion e kanë sjellë miqtë e tij nga Komiteti Qendor i Lidhjes Komunste të Maqedonisë (LKM)! Në atë kohë, Sulejman Rexhepi ka pasur vetëm një detyrë: jo të krijojë këshilla e myftini, jo të kujdeset për zhvillimin e jetës fetare islame por, ekskluzivisht, që të raportojë në Komitet si dhe nëpër organet e partisë komiuniste se çka po ndodhë në BFI, a po zhvillohet nacionalizmi dhe separatizmi shqiptar apo “kanë rënë në gjumë”! Në çastet kur ka ngritur kokë “shovenizmi shqiptar” Sulejman Rexhepi me vullnet maksimal është angazhuar për ta luftuar këtë “shovenizmë” dhe, janë të njohura ligjeratat e tij nëpër forume si kjo e Myftinisë kur i mblidhte dhe ftonte në syçeltësi kundër “shovenizmit dhe seperatizmit shqiptar”! Këtë fakt e di krejt bota, kurse Sulejman Rexhepit nuk i vie fare turp, madje të paraqitet edhe në një konferencë të këtoditshme kushtuar pikërisht bartësve të atyre aktiviteteve “sepratiste” siç ishin trimat kombëtarë të 1968-së, të cilët, një dekadë e gjysëm më vonë do të luftohen me afsh e me zjarr pikërisht nga Sulejman Rexhepi!

Sulejman Rexhepi dëshiron ta fshijë këtë aktivitet të tij komunist duke theksuar se”unë e krijova këshillin dhe Myftininë e Shkupit”, organ ky që paska qenë rekord në kohën e tij por, ja që, pastaj, ky organ bie në duar të njerëzve “pa ndërgjegje, pa moral dhe pa karakter, ata do ta shkatërrojnë! Ata nuk e dinë çka është e mira, nuk e dinë se çka është prona private e çka ëshë prona shoqërore! Mu për këtë jam i kënaqur që arrita ta shoh Myftininë e Shkupit që është e gjallëruar, është e gjallë, vepron…”

Çka është duke vepruar, o Mulla Sulë, na i numëro tri-katër aktivitete vjetore, gjëra konkrete nuk po vërehen, vetëm nëse ti i vërenë nga prizmi i “filiales së UDB”-së! Ja sa mosmirënjohës është Sulejman Rexhepi! Në momentin kur do t’ia ndalin “çezmen e parave” edhe ky staf i kësaj Myftinie do të jenë të vlerësuar si “të papëgjegjshëm, të prishur dhe të pamoralshëm”! Për kë mendon Sulejman Rexhepi se e paskan prishë Myftininë e Shkupit, për cilin të pamoralshëm? Për Myftiun Idriz Selami, i cili vdiq në fukarallëkun e vet të trishtueshëm, ndonëse tërë esnafi i Çarshisë së Vjetër i ofronin t’ia ndërtojnë pallatin më të madh në Shkup! Mendon se ka qenë “i prishur” Myftiu Idriz Selami, i cili e krijoi “institucionin e peshqeshit” të majmë për Myftini nga ana e të gjithë atyre dyqanxhive që dëshirojnë të menaxhojnë me qera pronat e kësaj Myftinie? Thotë se ka qenë i papërgjegjshëm Myftiu Idriz Selami i cili nuk kishte pëllëmbë në Maqedoninë myslimane që nuk respektohej deri me përulësi nga ulemaja e vendit!

Apo, ndoshta mendon se “i prishur” ka qenë Myftiu Rexhep Nuredini, një prej hadisologëve më të fortë në Ballkan e më gjërë, Myfti që çdo muaj takonte të gjithë imamët e Myftinisë, i cili nisi ta centralizojë buxhetin e kësaj Myftinie dhe të paguaj imamë me rrogë, t’ua paguaj shërbimet pensionalo-invalidor të ngelura që në kohën e Sulejman Rexhepit “kur na e paska themeluar këtë organ”!

Apo ndoshta mendon për kohën kur me Myftininë e Shkupit menaxhuan “të pishurit, të papërgjegjshmit, të pamoralshmit, që e vodhën pronën shoqërore dhe e bënë private”, siç janë Myftiu Ibrahim Shabani, referentët e Ismet Bytyqi e Skender Buzaku, me të cilët, pa dyshim që ka bërë përpjekje për të arritur rekord shkeljesh dhe veprimesh të paligjshme në këtë Myftini!

Apo, Sulejman Rexhepi kur thotë se kjo Myftini ra në duar të “të prishurve, të pamoralshmëve e të papërgjegjshmive”, aludon për Profesorin e nderuar Myftiun Rexhep Jusufi, që pati rastin të punojë me Dr. Mevludin Aliun, me Prof. Mahmudiriad Azirin, me Shaban Ahmetin e me një dyzinë bashkëpunëtorësh të cilët ia shpëtuan fytyrën në momentin e fundit, duke pranuar që t’i nënshtrohen njeriut më të pafytyrë siç është Sulejman Rexhepi!

Të gjithë ata që nuk kanë pranuar t’’i shërbejnë Sulejman Rexhepit, e paskan pësuar fatin e “plehrave” që i ka hedhur manash lumi, deti, oqeani… Në det e oqean ka turlifarë mahlukati, turlifarë peshkaqeni dhe, individët që hidhen në atë det apo oqean dhe që ia arrijnë të dalin në manash, në breg, duke ikur nga peshkaqenët, nga këta mahlukë grabitqarë, gjithmonë trajtohen si heronj dhe legjenda të gjallë, kurse peshkaqenët gjithmonë ngelin të predispozuar për t’u gjuajtur nga peshkatarët!

Dhe, në fund, sërish na u trimërua Sulejman Rexhepi, duke e cituar përafërsisht titullin e librit të tij me memoare “Kush ma prekë kombin, më ka sharë fenë”! Kot e kot e filloi një muhabet sa për të dalur te ky titull, për t’ua bërë me dije që, më lexoni te memoaret që të shihni se si e kam themeluar Këshillin apo Myfininë e Shkupit, për të cilin tha se askush nuk guxon ta prekë. “Kush ma prekë Myftininë e Shkupit,  më ka prekur mua në shpirt”, përfundoi Mulla Sula, që shkoi te ky Mexhlis edhe për t’u bërë rezil me “pofallnicë” edhe për të hëngër një drekë “mufte”! Nuk i dihet, “Zharko” nuk e ka thënë kot e kot se “është filiale e UDB”-së! Ashtu thoshin dikur “bolemëdhenjtë”: “e preke këtë, e ke prekur krejt UDB-në”! Dhe, fare në fund, Sulejman Rexhepi i militarizuar tha: “Kur të kem nevojë për ushtarë, dua të llogaris në ju, si më efikas”!!! Një është e sigurtë! Meqë i bekoi, ngjashëm siç e bekoi dikur Nikolla Gruevskin, shumica prej tyra, nëse jo të gjithë të pranishmit, do ta pësojnë fatin gruevskian. Aq vlenë bekimi i Sulejman Rexhepit, i cili vlon nga nevoja për vetëlavdërim si pasojë e kompleksit të Narcisit.

 

P.S.

Ç’ju ka dalur tanimë një punë e kotë myftinjve dhe kordinatorëve! Janë “porositur”, në fakt, urdhëruar, që të gjithë të përgatisin nga një dekoratë për “reisin”, sepse i duhen për vetëkënaqje!

veshtrim

Advertisements